Në një konferencë për media, Rama ka thënë se projekti ka marrë lejen nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ka kaluar të gjitha procedurat ligjore. Ai e ka cilësuar ndalimin si të papranueshëm, duke akuzuar Qeverinë për pengimin e projekteve të kryeqytetit dhe duke thënë se kjo nuk është hera e parë që Komuna përballet me bllokada të tilla.
Ndërkaq, drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, ka deklaruar se për vendosjen e muralit janë marrë pesë vendime zyrtare nga institucionet e nivelit lokal. Ai ka thënë se Komuna i ka dhënë të gjitha pëlqimet për realizimin e projektit dhe se do të prezantojë dokumentacionin që dëshmon përmbushjen e procedurave për vendosjen e muralit.

Murali i Nënë Terezës është projektuar të vendoset në objektin ku ndodhet Ministria e Ekonomisë. Kjo ka marrë pëlqimin e Kuvendit Komunal të kryeqytetit. Gjatë ditës së djeshme, kjo ministri nuk lejoi të vendosej murali për siç thanë se Komuna ka dhënë pëlqim për ndërhyrje në një objekt që nuk menaxhohet nga ta dhe se këtë e ka bërë pa autorizim, konsultim apo njoftim paraprak të ministrive përgjegjëse.
Burimi: RTKLive





