Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas raportimeve për arrestimin e një personi të dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në kryeqytet.

Rama ka sqaruar se personi i arrestuar nuk është punonjës i Komunës së Prishtinës, por punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, ky institucion është në varësi të Ministrisë së Kulturës, prandaj raportimet që e paraqesin të dyshuarin si punonjës të Komunës së Prishtinës nuk janë të sakta.
“Për sqarim, zyrtari i dyshuar për përfshirje në tjetërsimin e pronave në Prishtinë është punonjës i Arkivit Ndërkomunal, institucion që funksionon në kuadër të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, në varësi të MINISTRISË SË KULTURËS!”, ka shkruar Rama.
Ai ka theksuar se për këtë arsye, raportimet për përkatësinë institucionale të personit të arrestuar duhet të korrigjohen.





