“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar”, Arben Vitia përplaset me Reshitajt në Kuvend

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është përplasur në Kuvend me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Albena Reshitaj, e cila paraprakisht e kishte kritikuar për mungesën e barnave.

Sponsor 3M Express

Gjatë replikës, Vitia iu drejtua Reshitajt duke thënë se në takimet e mëparshme ajo e kishte lavdëruar për punën në sistemin shëndetësor.

“Lumë na që të kemi, më keni lavdëruar. Në shumë takime ku kemi folur gjatë, ju vetëm lëvdata keni pasur për sistemin shëndetësor. I keni pasur edhe disa kërkesa personale, për të cilat ju kam thënë se nuk mund t’i realizoj”, tha Vitia.

Ai shtoi se investimet në shëndetësi nuk maten me fotografi, por me punën dhe projektet e realizuara, duke pretenduar se Reshitaj kishte qenë e pranishme në disa prej takimeve ku e kishte lavdëruar punën e ministrisë.

Pas kësaj deklarate, Reshitaj reagoi duke mohuar se kishte qenë në zyrën e ministrit në takimet për të cilat ai po fliste. Ajo tha se Vitia e kishte ngatërruar me dikë tjetër.

Gjatë debatit, ministri Vitia nxori edhe një fotografi nga telefoni i tij dhe ia tregoi deputetes, në përpjekje për të mbështetur pretendimin e tij.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall

Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall