Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Kadrijaj: Shëndetësia të bëhet prioritet, qytetarët janë në hall

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka kërkuar që shëndetësia të jetë prioritet i Qeverisë, duke theksuar se qytetarët po përballen me mungesë barnash, pritje të gjata dhe vështirësi financiare për të siguruar trajtimin e nevojshëm.

Gjatë interpelancës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila kishte mbetur katër muaj pa terapi, dhe mungesën e barnave onkologjike, Kadrijaj ka ngritur edhe çështjen e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore.

Sponsor 3M Express

Ajo ka kërkuar nga Qeveria që të ketë më shumë angazhim në këtë sektor, duke thënë se qasja në shërbimet shëndetësore nuk duhet të varet nga mundësitë financiare të qytetarëve.

“A është shëndetësia prioritet i kësaj qeverie? Aman bëni prioritet se qytetarët janë në hall. Qytetarët janë në hall. Prandaj shëndetësia nuk duhet të jetë privilegj për ata që kanë buxhet. Edhe kanë mundësi financiare. Shëndetësia duhet të jetë prioritet për ata që janë në kushte të vështira shëndetësore edhe sociale”, tha ajo.

Kadrijaj ka kërkuar gjithashtu të dijë se kur do të zbatohet Ligji për Sigurimet Shëndetësore, duke vlerësuar se funksionalizimi i tij do të ndihmonte në lehtësimin e barrës financiare për pacientët.

Ajo ka përmendur edhe rastin e pacientes që humbi jetën, duke rikujtuar deklaratën e saj për vështirësitë financiare me të cilat ishte përballur për sigurimin e barnave dhe përmbushjen e nevojave të tjera jetësore.

“Kosova ka institucione shëndetësore, profesionistë të përkushtuar dhe strategji zhvillimore, por këto nuk mjaftojnë nëse qytetari vazhdon të përballet me mungesë barnash, pritje të gjata, shpenzime të larta dhe vështirësi për të marrë trajtim në kohë. Kur do të implementohet ligji për sigurimet shëndetësore? Sepse atëherë do të zbutet kjo çështje. Një qytetare që humbi jetën në mungesë të barnave, u pa e deklaruar, po e citoj: ‘A me jetu a me ble barna? A me jetu a me ble barna?’ Dhe kjo duhet të na prekë të gjithëve këtu. Të gjithë qytetarëve. Duhet të na prekë secilin deputet. A me jetu a me ble barna? E sidomos ata që janë përgjegjës, sepse po e qesim në një situatë të tillë njerëzit. A duhet me i ble barnat? A me ble me hungër? Sepse nuk i kanë mundësitë me i ble”, tha Kadrijaj.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

Deklarohej vetëm me mish lope, por në suxhukun e BUQUKU-t zbulohet ADN e pulës – AUV tërheq nga tregu 178 kilogramë

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Dogana e Kosovës identifikon 150 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë

Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall

Kadrijaj në Kuvend: Shëndetësia është çështje e dinjitetit njerëzor, qytetarët janë në hall