Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare

Regjisori i njohur amerikan, Quentin Tarantino, 63 vjeç, ka përjetuar një tjetër gëzim në jetën familjare, pasi është bërë baba për herë të tretë.

Sponsor 3M Express

Ai dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja dhe modelja Daniella Pick Tarantino, 43 vjeçe, kanë mirëpritur në jetë një djalë.

Lajmi është konfirmuar nga përfaqësuesi i regjisorit për revistën People, duke bërë të ditur se çifti është jashtëzakonisht i lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë.

Quentin me partneren

Tarantino dhe Daniella kanë edhe dy fëmijë të tjerë: djalin Leo, gjashtë vjeç, dhe vajzën Adriana, katër vjeçe.

Me ardhjen e djalit të tretë, familja e tyre bëhet edhe më e madhe.

Çifti u njoh për herë të parë në vitin 2009 në Izrael, ku regjisori ndodhej për promovimin e një prej projekteve të tij filmike.

Pas një periudhe lidhjeje dhe një ndarjeje, ata u ribashkuan rreth vitit 2016, teksa u fejuan në verën e vitit 2017.

Quentin me partneren

Martesa e tyre u realizua në nëntor të vitit 2018, në një ceremoni private në Los Angeles.

Quentin konsiderohet një nga regjisorët më të njohur të kinematografisë botërore.

Gjatë karrierës së tij ai ka realizuar një sërë filmash të suksesshëm, mes tyre “Pulp Fiction”, “Kill Bill”, “Inglourious Basterds”, “Django Unchained” dhe “Once Upon a Time in Hollywood”. /Telegrafi/

Lexo edhe

Si të flini pa telefon në dhomën e gjumit, pa humbur telefonatat urgjente?

Si të flini pa telefon në dhomën e gjumit, pa humbur telefonatat urgjente?

Ekipet mjeko-ligjore rikthehen në veri të vendit: Gara konfirmon për Sinjalin gërmimet e reja në varrezat e Mitrovicës së Veriut dhe tre lokacione të tjera

Ekipet mjeko-ligjore rikthehen në veri të vendit: Gara konfirmon për Sinjalin gërmimet e reja në varrezat e Mitrovicës së Veriut dhe tre lokacione të tjera

Milan shkatërron Frosinonen, fitore spektakolare 5-1 në San Siro

Milan shkatërron Frosinonen, fitore spektakolare 5-1 në San Siro