Shiriti i dasmës tradhtoi hajdutët në Ballsh, si u grabitën 43 mijë euro?

Shiriti i dasmës tradhtoi hajdutët në Ballsh, si u grabitën 43 mijë euro?

Shiriti i dasmës tradhtoi hajdutët në Ballsh, si u grabitën 43 mijë euro?

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjykatë dosjen për vjedhjen e rreth 43 mijë eurove, 4 mijë paundëve dhe 1 milion lekëve në një agjenci udhëtimi dhe këmbimi valutor në Ballsh, më 26 mars të këtij viti. Në dosjen e siguruar nga Top Channel, përshkruhet mënyra se si tre të dyshuarit dyshohet se e organizuan dhe realizuan vjedhjen.

Sponsor 3M Express

Sipas hetimeve, plani ishte përgatitur disa orë para ngjarjes. Të dyshuarit fillimisht kishin siguruar një Audi A4 të zi me portobagazh, ndërsa më pas kishin marrë me qira një Honda Jazz në Fier, që dyshohet se është përdorur për të krijuar alibi dhe për të fshehur lëvizjet e tyre.

Një nga detajet që ndihmoi hetuesit të identifikonin automjetin ishte shiriti adeziv i kuq me mbishkrimin “Çifti me jetë të lumtur”, i cili ishte vendosur mbi targat e Audit. Kamerat e sigurisë zbuluan se njëri prej të dyshuarve e kishte blerë këtë shirit në një dyqan lulesh në Fier, disa orë para vjedhjes, shkruan Top Channel.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:17, kur punonjësi i agjencisë, Ferat Shehaj, u largua për pak çaste për të marrë automjetin e tij. Gjatë kësaj kohe, një person i maskuar hyri në ambient dhe mori çantën ku ndodheshin paratë. Hetuesit dyshojnë se autori kishte informacione paraprake për vendndodhjen e tyre.

Pas analizimit të kamerave të sigurisë, të dhënave GPS dhe komunikimeve të administruara gjatë hetimit, prokuroria ka vlerësuar se tre personat kishin role të ndryshme në realizimin e vjedhjes: njëri si organizator dhe ekzekutor, njëra në krijimin e alibisë dhe i treti në sigurimin e automjetit me qira.

Prokuroria ka kërkuar dërgimin për gjykim të Gëzim Fejzullës, Anna Meissane Boudiaf dhe Arsen (Odise) Saliajt, të akuzuar për vjedhje në bashkëpunim me pasojë të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

Lexo edhe

Rusia nis tërheqjen e anijes së goditur nga dronët në Detin Baltik, njofton Finlanda

Rusia nis tërheqjen e anijes së goditur nga dronët në Detin Baltik, njofton Finlanda

AC Milani “demolon” Frosinone​

AC Milani “demolon” Frosinone​

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare

Quentin Tarantino bëhet baba për herë të tretë, në moshën 63-vjeçare