AC Milani ka zhvilluar një paraqitje spektakulare në shtëpi për të mposhtur skuadrën në formë, Frosinonen.

“Rossonerët” dominuan forcën për të fituar me rezultat të thellë 5-1.
Pas vetëm katër minutave në lojë, Gabriele Calvani shënoi autogol duke i dhënë epërsinë Milanit.
Ndërsa, ishte Gonçalo Ramos që dyfishoi epërsinë pas asistimit të Rabiot (20’).
Mysafirët u kthyen në lojë falë Patrizio Masinit, që u gjend përballë Maginan dhe nuk dështoi në rastin një kundër një (25’).
Sidoqoftë, i inkuadruari Ardon Jashari me një goditje të fuqishme e dërgoi rezultatin në 3-1 (48’).
Alphadjo Cisse pastaj u përkujdes për golin e katërt pas një aksioni të shpejtë (62’).
Kurse, Christian Pulisic me një parabolë mahnitëse e vulosi fitoren e thellë (68’).
Milani me këtë fitore ngjitët në top katër me 27 pikë ndërsa Frosinone qëndron në vendin e shtatë me 20 sosh./Telegrafi/





