Qeveria merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

Qeveria merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

Qeveria merr pesë vendime në mbledhjen elektronike

Qeveria miraton marrëveshjen e sigurisë me Maqedoninë e Veriut, emëron Luan Dalipin drejtor ekzekutiv.

Sponsor 3M Express

Qeveria e Kosovës ka mbajtur të hënën mbledhjen e 13-të, e cila është zhvilluar në formë elektronike, ku ka miratuar disa vendime dhe nisma në fusha të ndryshme.

Në këtë mbledhje, ekzekutivi ka miratuar në parim nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila parasheh shkëmbimin dhe mbrojtjen e ndërsjellë të informacionit të klasifikuar.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar vendimin për emërimin e Luan Dalipit në pozitën e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Në mesin e vendimeve të tjera është miratimi i raportit për vlerësimin ex-post të Ligjit për Institutin e Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, me numër 08/L-177.

Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Doganës së Kosovës për dhënien me qira të hapësirave dhe zyrave në kuadër të Terminalit Doganor në Han të Elezit. Qiradhënia do të jetë për një periudhë prej 36 muajsh.

Ndërkaq, është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për tjetërsimin dhe shitjen e automjeteve zyrtare që janë të papërdorshme dhe jashtë funksionit./Telegrafi/

Lexo edhe

U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së

U lëndua në Gjakovë, nga QKUK flasin për gjendjen e ushtarit të FSK-së

Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri

Afati i komisionit për Gjykatën Speciale ka përfunduar, partitë presin draftin e ri

Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim

Borë në Prevallë dhe Bjeshkët e Rugovës, Ministria e Infrastrukturës del me njoftim