Ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s janë takuar në Këshillin e Atlantikut të Veriut, ku kanë diskutuar për shkeljet e javës së kaluar të hapësirës ajrore të Polonisë.
Përmes një njoftimi në platformën X, zëdhënësja e NATO-s ka deklaruar se bëhet fjalë për një incident të rrezikshëm, për të cilin Rusia mban përgjegjësi të plotë.

NATO ka bërë të ditur se asetet e saj dhe të vendeve aleate kanë reaguar me shpejtësi ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore.
Ndërkohë, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) ka autorizuar vendosjen përpara të një avioni të sistemit të paralajmërimit dhe kontrollit ajror të NATO-s (AWACS).
SACEUR po shqyrton gjithashtu mundësinë e dislokimit të mjeteve të tjera, ndërsa vazhdon vlerësimin e qëndrimit të NATO-s për parandalim dhe mbrojtje në Poloni dhe në vende të tjera.
NATO ka ritheksuar solidaritetin e plotë të të gjithë aleatëve me Poloninë, duke theksuar se Aleanca mbetet e bashkuar dhe e gatshme për t’u mbrojtur nga çdo kërcënim.
Burimi: RTKLive





