Qeveria e Kosovës miraton disa marrëveshje financiare, në fokus investimet në shëndetësi, energji dhe infrastrukturë

Qeveria e Kosovës miraton disa marrëveshje financiare, në fokus investimet në shëndetësi, energji dhe infrastrukturë

Qeveria e Kosovës miraton disa marrëveshje financiare, në fokus investimet në shëndetësi, energji dhe infrastrukturë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë projektligjesh, nismash për marrëveshje financiare dhe vendimesh për ndarje e transferim të mjeteve buxhetore.

Në mesin e vendimeve të miratuara janë dy projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë që lidhen me përmirësimin e sektorit të shëndetësisë, përkatësisht me Bankën Evropiane të Investimeve dhe Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës.

Sponsor 3M Express

Marrëveshja e parë, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, ka të bëjë me projektin për “Përmirësimin e Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”.

Sipas njoftimit të Qeverisë, projekti parasheh blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, rehabilitimin e infrastrukturës për instalimin e tyre, krijimin e Njësisë së Zbatimit të Projektit, si dhe ofrimin e asistencës teknike dhe trajnimin e ekipeve të inxhinierisë biomjekësore për mirëmbajtjen e pajisjeve.

Ndërkaq, marrëveshja e dytë, me Bankën Zhvillimore të Këshillit të Evropës, lidhet me projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”.

Ky projekt parasheh modernizimin e pajisjeve mjekësore në gjashtë spitale publike, rinovimin dhe përshtatjen e infrastrukturës spitalore, si dhe rritjen e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese të institucioneve shëndetësore.

Një tjetër objektiv i projektit është përmirësimi i qasjes në shërbimet shëndetësore, veçanërisht për familjet me të ardhura të ulëta dhe grupet e cenueshme që varen nga sistemi publik shëndetësor.

Përveç sektorit të shëndetësisë, Qeveria ka miratuar edhe disa nisma për lidhjen e marrëveshjeve të granteve dhe kredive me institucione ndërkombëtare, kryesisht me bankën gjermane KfW.

Njëra prej tyre ka të bëjë me projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatur me Klimën – Ujërat e Zeza në Prishtinë”, për të cilin parashihet marrëveshje ndërmjet Kosovës, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” dhe KfW-së.

Po ashtu, është miratuar nisma për marrëveshjen e grantit për projektin “Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”, ndërmjet Kosovës, KOSTT-it dhe KfW-së.

Në fushën e menaxhimit të mbeturinave, është miratuar nisma për marrëveshjen e grantit për projektin “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta II-IV”, me kontribut të Bashkimit Evropian.

Qeveria ka miratuar gjithashtu nismën për lidhjen e marrëveshjes së kredisë me Agjencinë Franceze për Zhvillim për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Prishtinë.

Në mesin e vendimeve është edhe nisma për marrëveshjen e grantit me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, që veprojnë së bashku si administratorë të Komisionit Evropian, për projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

Në të njëjtën mbledhje, ekzekutivi ka miratuar edhe kërkesat e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, si dhe për ndarjen e mjeteve për mbulimin e mungesave buxhetore të krijuara si rezultat i alokimit të parakohshëm.

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25 për qind të ndarjeve buxhetore të ndikuara negativisht.

Lexo edhe

Portreti i Adem Jasharit vendoset krahas atij të Ibrahim Rugovës në kabinetin e Presidentes Shiroka Pula

Portreti i Adem Jasharit vendoset krahas atij të Ibrahim Rugovës në kabinetin e Presidentes Shiroka Pula

Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova