Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Policia ekstradon dy persona të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Franca

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar përmes INTERPOL-it.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njëri nga personat, me inicialet H.K., është ekstraduar nga Shqipëria, ndërsa personi tjetër, A.S., është ekstraduar nga Franca.

Të dy kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.

“Pas ekstradimit, të dy personat u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë dhe asaj në Ferizaj, për procedurat e mëtejshme ligjore.”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës bëri të ditur se operacioni u realizua përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante policore dhe institucionet e drejtësisë.

Lexo edhe

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Qeveria mban mbledhje elektronike, merr disa vendime

Zbulohet identiteti i njërit prej të arrestuarve për atentatin ndaj izraelitit me urdhër nga Irani në Greqi, katër dyshohet se janë shqiptarë

Zbulohet identiteti i njërit prej të arrestuarve për atentatin ndaj izraelitit me urdhër nga Irani në Greqi, katër dyshohet se janë shqiptarë

Mbi 1 mijë e 200 pacientë në pritje për koronarografi në QKUK, pritja deri në një vit

Mbi 1 mijë e 200 pacientë në pritje për koronarografi në QKUK, pritja deri në një vit