Një koleksion prej 14 librash të autorit Blendi Fevziu është promovuar sot në Prishtinë.

Në këtë ngjarje morën pjesë shkrimtarë, publicistë, e figura të njohura nga fusha publike në Kosovë e Shqipëri, teksa promovimi i veprave të autorit nga Shqipëria u bë në Shtëpinë Botuese “Dukagjini” në kryeqytetin kosovar.
Përmes kësaj ngjarje, Fevziu sjell në një botim të përmbledhur krijimtarinë e tij, teksa në mesin e librave një nga ta ka për temë Hashim Thaçin dhe luftën e Kosovës, pastaj një për ish-mbretin shqiptar Ahmet Zogun, udhëheqësin komunist Enver Hoxhën e disa të tjerë.
Fevziu, përpos që promovoi librat e tij të plotë të krijimtarisë së tij, ka promovuar edhe dy libra të rinj. /Klankosova.tv





