Një golden retriver dhe pronarja e tij kanë fituar vëmendjen e përdoruesve në rrjetet sociale, pasi janë shfaqur në një video të veshur me pizhame identike të Krishtlindjes.

Në pamjet e publikuara në Instagram, qeni shihet duke u hedhur në shtrat për ta zgjuar pronaren, ndërsa të dy kanë veshur pizhame me kuadrate kuq e zi.
Gruaja e pret me buzëqeshje, e përqafon dhe e përkëdhel, ndërsa qeni përpiqet të afrohet sa më shumë pranë saj. Në vend që ta zgjojë përfundimisht, ai rehatohet në shtrat dhe shijon momentin e përbashkët.
Videoja shoqërohet me mbishkrimin humoristik: “POV: Ora jote e zgjimit mban të njëjtat pizhame të Krishtlindjes si ti”.
Pronarja, e entuziazmuar nga kombinimi i veshjeve, shkroi në përshkrimin e publikimit se do t’i blinte edhe 100 palë të tjera.
Pamjet kanë marrë mijëra pëlqime dhe kanë nxitur komente të shumta nga përdoruesit, të cilët e kanë cilësuar qenin si të adhurueshëm.
Disa prej tyre madje kanë shkruar se do të dëshironin ta kishin edhe vetë një mënyrë të tillë për t’u zgjuar çdo mëngjes. /Telegrafi/





