Kërkohet nga top klubet, RB Leipzigu i vendos çmim mbi 100 milionë euro yllit së ekipit

Kërkohet nga top klubet, RB Leipzigu i vendos çmim mbi 100 milionë euro yllit së ekipit

Kërkohet nga top klubet, RB Leipzigu i vendos çmim mbi 100 milionë euro yllit së ekipit

RB Leipzig ka vendosur një çmim mbi 100 milionë euro për yllin e saj, Antonio Nusa, në rast se ndonjë klub dëshiron ta transferojë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të Sky Sport, klubi gjerman nuk ka presion për ta shitur sulmuesin norvegjez dhe synon ta mbajë atë të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm.

Megjithatë, një ofertë jashtëzakonisht e lartë mund ta ndryshojë qëndrimin e drejtuesve të Leipzigut, të cilët janë të vetëdijshëm për interesimin e madh që ka krijuar 21-vjeçari me paraqitjet e tij.

Nusa po kalon një sezon mbresëlënës, duke regjistruar nëntë gola dhe tetë asistime në 17 paraqitje në të gjitha garat. Forma e tij ka bërë që pothuajse të gjitha klubet e mëdha evropiane ta kenë në listën e dëshirave.

Leipzigu ndodhet në një pozitë shumë të favorshme në negociata, pasi reprezentuesi i Norvegjisë ka kontratë deri në vitin 2029 dhe nuk ka klauzolë lirimi.

Kjo i mundëson klubit gjerman të përcaktojë vetë çmimin e transferimit dhe të mos detyrohet të pranojë oferta që nuk i konsideron të mjaftueshme./Telegrafi/

Lexo edhe

Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh – në ndihmë u doli edhe Njësia e Gjakovës

Zjarr në një deponi automjetesh në Fortesë, zjarrfikësit intervenojnë prej tri orësh – në ndihmë u doli edhe Njësia e Gjakovës

Olluri për raportin e Kurtit: Ka mujtë me e lanë edhe me 10 faqe, rritja e qarkullimit është rezultat i inflacionit

Olluri për raportin e Kurtit: Ka mujtë me e lanë edhe me 10 faqe, rritja e qarkullimit është rezultat i inflacionit

Laporta nuk përmbahet, thumbon rëndë Real Madridin: Po e rritni imazhin falë Barcelonës

Laporta nuk përmbahet, thumbon rëndë Real Madridin: Po e rritni imazhin falë Barcelonës

Kërkohet nga top klubet, RB Leipzigu i vendos çmim mbi 100 milionë euro yllit së ekipit | Momenti