Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për bashkëpunim konstruktiv mes Rusisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës, gjatë takimit trepalësh me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe atë kinez, Xi Jinping, që po mbahet në Kinë.

Sipas Putinit, tri fuqitë botërore mund të kontribuojnë në forcimin e stabilitetit global nëse bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive.
Ai ka theksuar se Trump dhe Xi duhet të diskutojnë çështjet globale e rajonale, si dhe sigurinë energjetike.
Agjencia ruse e lajmeve TASS raporton se Putini beson se tri vendet i bashkon jo vetëm statusi i tyre si shtete fituese në Luftën e Dytë Botërore, por edhe përgjegjësia për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





