Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të ka njoftuar se do të organizojë transport për punëtorët që do të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet të enjten, më 12 nëntor duke filluar nga ora 11:00.
SR-KEK ka bërë të ditur se nisja e transportit do të bëhet në dy orare, në orën 10:00 dhe 10:15, ndërsa kthimi është planifikuar për në orën 12:00.
Transporti do të organizohet në disa linja, duke përfshirë vendbanime dhe lokacione të ndryshme, si Grabovci, Mirashi, Obiliqi, Prishtina, Bardhi, Hajvalia, Fabrika Palaj dhe disa njësi të KEK-ut.
Sindikalistët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të punëtorëve, duke theksuar rëndësinë e bashkimit për kërkesat e tyre.
“Bashkë, të bashkuar dhe të vendosur për kërkesat tona!”, thuhet në mesazhin e sindikatës.
Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me pagat dhe kërkesat e papërmbushura nga menaxhmenti.





