Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje page dhe rrogën e 13-të, nesër protestë në Prishtinë

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje page dhe rrogën e 13-të, nesër protestë në Prishtinë

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rritje page dhe rrogën e 13-të, nesër protestë në Prishtinë

Duke ndarë fotografi nga puna e tyre e lodhshme dhe e përditshme, punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) po kërkojnë rritje të pagave dhe rrogën e 13-të.

Sponsor 3M Express

Përmes një thirrjeje publike, është kërkuar që puna dhe sakrifica e punëtorëve të KEK-ut të vlerësohen më shumë, pasi ata përballen me pluhur, lodhje dhe rreziqe të vazhdueshme gjatë punës për prodhimin e energjisë elektrike në vend.

“…Këta janë punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira punojnë për të mbajtur në funksion prodhimin e energjisë elektrike për vendin tonë. Kush e meriton pagën e 13-të më shumë se këta punëtorë? Kush e meriton rritjen e pagave më shumë se ata që çdo ditë rrezikojnë shëndetin dhe jetën në vendin e punës?” – thuhet në njoftimin e tyre në Facebook..

Në këtë thirrje, menaxhmentit dhe Bordit të KEK-ut u bëhet apel që të marrin parasysh kërkesat e punëtorëve, duke theksuar se pas çdo megavati të prodhuar qëndron puna dhe sakrifica e tyre.

Protesta është paralajmëruar për 12 nëntor, në orën 11:00, para zyrave të KEK-ut në Prishtinë.

Sipas organizatorëve, protesta ka për qëllim kërkimin e pagës së 13-të, rritjen e pagave dhe respektimin e dinjitetit të punëtorëve.

“Pa punëtorë nuk ka prodhim, pa prodhim nuk ka energji”, thuhet në mesazhin e tyre.

Lexo edhe

Kosova gati për Izraelin, Avdyli optimist: Besojmë në rezultat pozitiv

Kosova gati për Izraelin, Avdyli optimist: Besojmë në rezultat pozitiv

Kurti takohet me Macronin në Paris, kërkon mbështetjen e Francës për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti takohet me Macronin në Paris, kërkon mbështetjen e Francës për statusin e vendit kandidat në BE

Pasi e refuzoi, Benita ofendon Klodin

Pasi e refuzoi, Benita ofendon Klodin