Publikohen pamjet e grabitjes së armatosur në argjendarinë në Gjakovë, momenti kur hajnat hyjnë dhe shtien me armë

Janë publikuar pamjet e grabitjes së armatosur në një argjendari në Çarshinë e Madhe të Gjakovës, e cila ndodhi të hënën, më 16 nëntor, ku një person mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri.

Sponsor 3M Express

Në pamjet e siguruara nga Gazeta Express shihet momenti kur dy persona të armatosur hyjnë në argjendari, ndërsa brenda lokalit dëgjohen të shtëna armësh.

Ngjarja shkakton panik te personat që ndodheshin në lokal, teksa grabitësit kryejnë veprimet e tyre.

Pas incidentit, Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës kishte bërë të ditur se një person ishte plagosur në këmbë, ndërsa dy gra, të cilat gjithashtu ishin kontrolluar nga personeli mjekësor, ishin liruar pas ekzaminimeve.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar sot se dy të dyshuarit për këtë grabitje janë arrestuar në një aksion të përbashkët të Policisë së Kosovës, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) dhe Prokurorisë.

Pamjet e momentit të grabitjes mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

VIDEO

Lexo edhe

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

Kamberi: Kosova ka kualitet të lartë individual, por duhet të funksionojmë si ekip për synime të mëdha

SHBA-ja godet objektiva në ishullin Qeshm pas shpërthimit të minave që goditën pesë anije në Ngushticën e Hormuzit

SHBA-ja godet objektiva në ishullin Qeshm pas shpërthimit të minave që goditën pesë anije në Ngushticën e Hormuzit