Vaksina e re kundër kancerit të lëkurës mund të ulë rrezikun e rikthimit të sëmundjes pothuajse përgjysmë

Një vaksinë e re kundër kancerit të lëkurës, e cila po zhvillohet nga shkencëtarët, mund të ulë për 42 për qind rrezikun e rikthimit të sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjikale, tregojnë rezultatet e studimeve të hershme.

Sponsor 3M Express

Sipas Mirror, çdo vit në Mbretërinë e Bashkuar diagnostikohen rreth 20,980 persona me melanomë, ndërsa 10 deri në 15 për qind e pacientëve përballen me rikthimin e kancerit pas operacionit, transmeton Klankosova.tv.

Ndryshe nga vaksinat tradicionale, kjo vaksinë përgatitet në mënyrë individuale për secilin pacient. Pasi kirurgu largon tumorin, shkencëtarët analizojnë ADN-në e qelizave kancerogjene dhe e krahasojnë atë me qelizat e shëndetshme të pacientit, për të identifikuar dallimet.

Më pas, këto karakteristika përdoren për të krijuar një udhëzim gjenetik të quajtur mRNA, i cili injektohet në organizëm. Sistemi imunitar mëson t’i njohë qelizat kancerogjene si kërcënim, duke aktivizuar qelizat T për të identifikuar dhe shkatërruar qelizat e mbetura të kancerit pas operacionit.

Vaksina po zhvillohet nga kompanitë farmaceutike amerikane Moderna dhe Merck. Faza e tretë e studimit klinik ka përfunduar muajin e kaluar, ndërsa shkencëtarët tashmë po ndjekin efektet afatgjata të saj te pacientët dhe ndikimin në mbijetesë.

Megjithatë, vaksina ende nuk është miratuar nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe nuk është e disponueshme për përdorim të zakonshëm jashtë studimeve klinike.

Melanoma zhvillohet në melanocite, qelizat që prodhojnë melaninën, pigmentin që i jep ngjyrë lëkurës. Ajo është më pak e zakonshme se disa lloje të tjera të kancerit të lëkurës, por ka prirje të përhapet në pjesë të tjera të trupit nëse nuk zbulohet në fazat e hershme.

Melanoma konsiderohet një nga llojet më serioze të kancerit të lëkurës, ndaj zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mbeten thelbësore. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

Banda në Haiti pengon dërgimin e ndihmave, mbi 250 mijë fëmijë rrezikohen nga kequshqyerja

Banda në Haiti pengon dërgimin e ndihmave, mbi 250 mijë fëmijë rrezikohen nga kequshqyerja

ShBA-ja në “vetëmbrojtje”, godet një objektiv raketor iranian në Qeshm

ShBA-ja në “vetëmbrojtje”, godet një objektiv raketor iranian në Qeshm