“Kemi kualitet individual shumë të lartë” – Kamberi tregon çfarë duhet të përmirësojë Kosova

“Kemi kualitet individual shumë të lartë” – Kamberi tregon çfarë duhet të përmirësojë Kosova

“Kemi kualitet individual shumë të lartë” – Kamberi tregon çfarë duhet të përmirësojë Kosova

Mbrojtësi i Kosovës, Lindrit Kamberi, ka folur pas humbjes 3-0 nga Republika e Irlandës, duke theksuar se “Dardanët” kanë potencial të madh individual, por duhet të përmirësojnë lojën kolektive për të arritur objektiva më të mëdha.

Sponsor 3M Express

Kamberi vlerësoi cilësinë që ka skuadra në përbërjen e saj, por theksoi se futbollistët duhet të njihen edhe më mirë mes vete dhe të krijojnë një grup më të bashkuar në fushë.

“Kosova ka kualitet individual shumë të lartë. Nëse punojmë edhe më shumë si ekip, të njihemi me njëri-tjetrin, mund të arrijmë shumë më tepër. Vitin tjetër mund të bëhemi edhe më shumë ekip kolektiv dhe të arrijmë gjëra më të mëdha”, deklaroi Kamberi.

Kosova e mbylli fazën e grupeve në Ligën B të Ligës së Kombeve me humbjen 3-0 në udhëtim ndaj Irlandës dhe 6 pikë në total, në vendin e tretë.

Kjo disfatë bëri që “Dardanët” të mbeteshin pa mundësinë për të siguruar play-offin për promovim në Ligën A. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

Sadiku: Me sonte na është vështirësuar rruga për në Evropian (VIDEO)

Banda në Haiti pengon dërgimin e ndihmave, mbi 250 mijë fëmijë rrezikohen nga kequshqyerja

Banda në Haiti pengon dërgimin e ndihmave, mbi 250 mijë fëmijë rrezikohen nga kequshqyerja

ShBA-ja në “vetëmbrojtje”, godet një objektiv raketor iranian në Qeshm

ShBA-ja në “vetëmbrojtje”, godet një objektiv raketor iranian në Qeshm