Pse funksioni start-stop gjatë dimrit ndonjëherë nuk e fik motorin e veturës

Pse funksioni start-stop gjatë dimrit ndonjëherë nuk e fik motorin e veturës

Pse funksioni start-stop gjatë dimrit ndonjëherë nuk e fik motorin e veturës

Funksioni start-stop në vetura është krijuar për të kursyer karburant dhe për të zvogëluar emetimet e dioksidit të karbonit (CO₂). Megjithatë, gjatë ditëve të ftohta të dimrit, shoferët mund të vërejnë se sistemi nuk e fik motorin kur ndalojnë, për shembull, në semafor.

Sponsor 3M Express

Arsyeja kryesore lidhet me mbrojtjen e baterisë së veturës. Kur temperaturat janë të ulëta dhe përdoren disa pajisje elektrike njëkohësisht, kompjuteri i automjetit mund të vlerësojë se fikja e motorit do të rrezikonte ndezjen e tij të mëvonshme.

Fenerët, ngrohja e xhamit të pasmë, kondicioneri dhe fshirëset e xhamave mund të rrisin konsumin e energjisë elektrike. Në këto kushte, sistemi start-stop mund të çaktivizohet për të siguruar që bateria të ketë energji të mjaftueshme për ta ndezur sërish motorin.

Një tjetër arsye pse sistemi nuk e fik motorin është temperatura e tij. Kur motori është ende i ftohtë, kompjuteri i veturës mund ta mbajë atë në punë derisa të arrijë temperaturën optimale të funksionimit.

Gjatë kësaj kohe, në panelin e instrumenteve mund të shfaqet një simbol i kuq i sistemit start-stop, zakonisht shkronja A e rrethuar nga një shigjetë, ose një njoftim që tregon se funksioni nuk është aktiv.

Përveç temperaturave të ulëta dhe gjendjes së baterisë, sistemi mund të mos aktivizohet edhe në disa situata të tjera.

Kjo ndodh kur shoferi vendos marshin e lëvizjes prapa, kur është aktiv asistenti i parkimit ose kur vetura niset në një rrugë të përpjetë. Sistemi gjithashtu mund të mos funksionojë nëse kapaku i motorit është i hapur ose nëse shoferi e zgjidh rripin e sigurisë.

Bateritë e projektuara posaçërisht për sistemet start-stop janë të ndërtuara për t’i përballuar ciklet e shpeshta të ndezjes dhe fikjes së motorit. Sipas të dhënave të publikuara, ato mund të përballojnë deri në 500 mijë cikle të tilla.

Prandaj, nëse motori nuk fiket automatikisht gjatë dimrit, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se sistemi ka defekt. Shpesh, bëhet fjalë për një masë mbrojtëse që siguron funksionimin e duhur të veturës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Candice Swanepoel dhe Joan Smalls dyshohet se prishin miqësinë pas 15 vitesh, një koment i fshirë ndez thashethemet

Candice Swanepoel dhe Joan Smalls dyshohet se prishin miqësinë pas 15 vitesh, një koment i fshirë ndez thashethemet

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

Merz: Rusia po përpiqet të destabilizojë Gjermaninë

Arsenali mposht Evertonin, barazon pikët me Man Cityn

Arsenali mposht Evertonin, barazon pikët me Man Cityn

Pse funksioni start-stop gjatë dimrit ndonjëherë nuk e fik motorin e veturës | Momenti