Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes?

Antibiotikët nuk janë zgjidhje për çdo infeksion. Gripi, ftohjet dhe shumica e dhimbjeve të fytit shkaktohen nga viruset, ndaj këto ilaçe nuk kanë efekt kundër tyre.

Sponsor 3M Express

Përkundrazi, përdorimi i panevojshëm mund të sjellë pasoja serioze për shëndetin.

Paralajmërimi lidhet me rritjen e rezistencës së baktereve ndaj antibiotikëve, duke i bërë infeksionet gjithnjë e më të vështira për t’u trajtuar.

Sipas OBSH-së, antibiotikët përdoren për infeksione bakteriale, si pneumonia, tuberkulozi dhe infeksionet e gjakut.

Ata nuk veprojnë kundër viruseve që shkaktojnë gripin, ftohjet dhe bronkitin. Në këto raste, marrja e tyre jo vetëm që nuk ndihmon në shërim, por mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të infeksioneve rezistente në të ardhmen.

Shifrat janë shqetësuese. Sipas raportit global të OBSH-së, në vitin 2023, një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator ishte rezistent ndaj trajtimit me antibiotikë.

Ndërsa mes viteve 2018 dhe 2023, rezistenca u rrit në më shumë se 40 për qind të kombinimeve bakter-antibiotik të monitoruara.

Për të shmangur këtë problem, OBSH këshillon që antibiotikët të merren vetëm me përshkrimin e mjekut dhe për infeksione bakteriale.

Qytetarët nuk duhet t’i blejnë pa recetë, t’i përdorin me iniciativën e tyre apo të presin që të përshkruhen për çdo ftohje dhe infeksion të rrugëve të frymëmarrjes. /Telegrafi/

Lexo edhe

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Sulm kibernetik edhe në Zvicër, jashtë funksionit rreth 20 aplikacione të administratës

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Publikohet orari i xhiros së 14-të në Superligën e Kosovës, derbi të dielën në Suharekë

Pse antibiotikët nuk bëjnë efekt kundër gripit dhe ftohjes? | Momenti