Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s?

Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s?

Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s?

Anijet ruse të peshkimit spiunojnë kabllot nënujore në brigjet britanike.

Sponsor 3M Express

Gjatë katër vjetëve e gjysmë të fundit, anijet civile ruse kanë ndaluar mbi kabllot kritike nënujore ose kanë lundruar përgjatë tyre më shumë se 500 herë.

Këto kabllo lidhin Mbretërinë e Bashkuar me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, shkruan thetelegraph.

Rusia po i shfrytëzon këto aktivitete për të vëzhguar shtratin e detit dhe për të përcaktuar vendndodhjen e saktë të kabllove, në mënyrë që ato të mund të dëmtohen në rast të një konflikti me NATO-n.

Anijet ruse kanë qëndruar më së shumti mbi kabllon nënujore Atlantic Crossing 1, në veri të Skocisë, ku kanë kaluar gjithsej 337 orë. Prej tyre, 322 orë janë regjistruar gjatë prillit të vitit 2023.

NATO ka deklaruar se është në dijeni të aktiviteteve të anijeve ruse të peshkimit dhe se po i monitoron ato.

Sipas një burimi të cituar nga gazeta The Telegraph, në kuvertat e disa prej këtyre anijeve nuk janë parë kurrë peshq, çka ngre dyshime për qëllimin e vërtetë të aktiviteteve të tyre. /Telegrafi/

Lexo edhe

Gruda mbron Ligjin për Specialen: Nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Gruda mbron Ligjin për Specialen: Nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Musliu për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Përmirësimi nuk është tërheqje

Musliu për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend: Përmirësimi nuk është tërheqje

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Kinën, ende nuk dihet shkalla e dëmeve

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 godet Kinën, ende nuk dihet shkalla e dëmeve

Pse anijet ruse të peshkimit po qëndrojnë pranë shtetit të NATO-s? | Momenti