Eurodeputeti estonez, Riho Terras ka reaguar pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në aktivitetin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një reagimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë veprim si provokim të qëllimshëm ose si rezultat të mungesës së njohurive.
“Qoftë provokim i qëllimshëm apo thjesht injorancë, interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pretendon territorin e Kosovës në një aktivitet të BE-së për zgjerimin është një veprim jashtëzakonisht i papërshtatshëm dhe pa shije”, ka shkruar Terras, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka kërkuar që Komisioni Evropian dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, t’i japin një shpjegim Kosovës lidhur me atë që ndodhi në këtë aktivitet.
Either a deliberate provocation or sheer ignorance.
Performing a Serbian nationalist song asserting claims over Kosovo at an EU enlargement event is an extraordinarily tactless and tasteless blunder. @EU_Commission and @MartaKosEU owe Kosovo an explanation❗️ pic.twitter.com/yyMg3Ptfxs— Riho Terras (@RihoTerras) November 15, 2026





