Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në rrezik për jetën në Maltë, pasi dyshohet se gëlltiti një sasi droge gjatë përpjekjes për t’i shpëtuar arrestimit nga policia.

Sponsor 3M Express

Ngjarja ndodhi të dielën rreth orës 11:00 të paradites, në zonën e Gjirit të Shën Palit, në rrugën Triq il-Halel, ku policia ndaloi një automjet për një kontroll rutinë, pasi konstatoi se dy personat që ndodheshin brenda tij nuk kishin vendosur rripat e sigurimit.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan se pasagjeri kishte me vete një substancë që dyshohet të ishte lëndë narkotike. 42-vjeçari kundërshtoi arrestimin dhe tentoi të largohej. Gjatë përleshjes me policinë, ai dyshohet se gëlltiti një sasi të substancës narkotike.

Ai u transportua menjëherë në spitalin Mater Dei, ku mjekët e konstatuan në gjendje të rrezikshme për jetën.

Edhe drejtuesi i automjetit tentoi të largohej, por u arrestua pak më vonë dhe vijon të mbahet në paraburgim policor.

Sipas policisë, të dy personat janë shtetas shqiptarë, përkatësisht 42 dhe 40 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet gjithashtu një sasi e konsiderueshme kokaine e dyshuar, si dhe dy thika.

Gjatë operacionit, një rreshter policie pësoi lëndime të lehta dhe mori ndihmë mjekësore në një qendër shëndetësore.

Hetimet për ngjarjen vijojnë./euronews/

Lexo edhe

“Më përdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij

“Më përdhunoi rreth 200 herë”, Modelet rrëfejnë tmerrin nga Jeffrey Epstein: Ishim skllave të tij

E veja e ish-presidentit të vrarë të Haitit kandidon për presidente

E veja e ish-presidentit të vrarë të Haitit kandidon për presidente

Xheladini njofton për projekte infrastrukturore në disa fshatra të Dragashit

Xheladini njofton për projekte infrastrukturore në disa fshatra të Dragashit

Gëlltiti drogën për t’i shpëtuar policisë në Maltë, 42-vjeçari shqiptar përfundon në spital në gjendje të rëndë | Momenti