Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Protestë kombëtare për Arlindën në Prishtinë, kërkohet shkarkimi i Gërvallës dhe Sveçlës

Të shtunën do të mbahet protesta e radhës me kërkesën për drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt, e cila u vra në shtëpinë e saj në Pejë. Protesta do të nisë nga ora 12:00, para katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Thirrje për pjesëmarrje ka bërë Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili u ka bërë apel qytetarëve që t’i bashkohen protestës mbarëkombëtare, për të kërkuar drejtësi për Arlindën dhe për të gjitha gratë e vrara në Kosovë.

Në thirrjen e publikuar, Kolektivi ka vlerësuar se vrasja e Arlindës ka ekspozuar dështimet e zinxhirit institucional, i cili, sipas tyre, në vend që t’i mbrojë gratë që raportojnë se ndihen të rrezikuara, i anashkalon kërkesat e tyre për ndihmë.

“Vrasja e saj si dhe reagimi shtetëror e ka vendosur shoqërinë tonë në një krizë dhe pasiguri shoqërore, të cilën mund ta kalojmë vetëm më përgjegjësi shtetërore dhe garantim që jeta e grave merret seriozisht. Të shtunën ju thërrasim në protestë gijthëkombëtare për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe për t’i kërkuar këtij shteti që ta shpallë femicidin si urgjencë kombëtare si zotim për të gjitha ne vajzat e gratë e Kosovës. Arlinda Zekaj na e ka lënë amanet që të kërkojmë përgjegjësi, e këtë amanet ne po e zgjasim jo veç për Arlindën dhe çdo grua të vrarë por edhe për çdo vajzë e grua të gjallë”, thuhet në thirrjen e Kolektivit.

Po ashtu, Kolektivi ka deklaruar se vrasja e Arlindës e ka tronditur sistemin patriarkal dhe se protestat duhet të vazhdojnë deri në marrjen e përgjegjësisë për dhunën ndaj grave dhe vajzave në Kosovë.

Organizatorët kanë paraqitur edhe një sërë kërkesash, duke përfshirë shkarkimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve që, sipas tyre, kanë përgjegjësi në rastin e Arlindës, shkarkimin e ministrave Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla, si dhe dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Ndër kërkesat e tjera janë shpallja e femicidit si urgjencë kombëtare, sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingu i pavarur dhe apartiak i sistemit të drejtësisë, si dhe legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë në shtëpinë e saj në Pejë. Për rastin dyshohet ish-kunati i saj. Para vrasjes, ajo u kishte drejtuar disa letra institucioneve të drejtësisë, duke paralajmëruar se jeta e saj ishte në rrezik.

Për rastin janë suspenduar disa zyrtarë, por organizatorët e protestës kërkojnë përgjegjësi më të gjerë institucionale, përfshirë edhe nga drejtuesit e institucioneve përkatëse.

Kërkesat:

Shkarkim, ndjekje penale dhe burgim për kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren e rastit Suada Rama Hamza, kryetarin e gjykatës Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së QPS-së, Shpresa Lukajn, togerin Faruk Muqolli dhe çdo zyrtar tjetër të përfshirë.

Shkarkimi i Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, si dhe dorëheqja e Gazmend Muhaxherit.

Trajtimi i vrasjes së grave si urgjencë kombëtare.

Sigurimi i banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje.

Veting apartiak dhe i pavarur i sistemit të drejtësisë.

Legalizimi i sprejit vetëmbrojtës për gratë.

    “ Në rrugë e sheshe, për sigurinë e çdo vajze e gruaje në Kosovë!”, thuhet në thirrjen e organizatorëve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

    Lexo edhe

    Ky është banori i parë që u largua nga BBVK5

    Ky është banori i parë që u largua nga BBVK5

    SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit

    SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit

    Një ditë me surpriza dhe vendime të rëndësishme, ja çfarë thotë horoskopi për sot

    Një ditë me surpriza dhe vendime të rëndësishme, ja çfarë thotë horoskopi për sot