Komuna në bisedime me 3 investitorë amerikanë për Spitalin e Kryeqytetit

Komuna në bisedime me 3 investitorë amerikanë për Spitalin e Kryeqytetit

Komuna në bisedime me 3 investitorë amerikanë për Spitalin e Kryeqytetit

Komuna e Prishtinës është në bisedime me 3 investitorë amerikanë, të cilët kanë shprehur interesim për ndërtimin e Spitalit të Kryeqytetit.

Sponsor 3M Express

Prishtina mbetet pa spital të përgjithshëm rajonal, ndërsa projekti për ndërtimin e një institucioni të tillë ende nuk ka nisur së realizuari, pavarësisht përfundimit të studimit të fizibilitetit dhe përcaktimit të lokacionit.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë për KosovaPress se projekti është përgatitur, por realizimi i tij mbetet në pritje të miratimit nga niveli qendror.

Sipas tij, Komuna po shqyrton mundësinë e financimit përmes investitorëve amerikanë, me të cilët tashmë kanë nisur komunikimet.

“Ajo çka ka bërë kryeqyteti edhe në të kaluarën, jo vetëm tani, do të thotë që tre vite diku, plani i fizibilitetit ka qenë i përfunduar më herët, pastaj ka kaluar në fazën e projektit, është kryer projekti është caktuar lokacioni, projekti ka mbetur në Ministrinë e Punëve të Brendshme, dhe normalisht duhet një dhënie ose një dritë e gjelbër edhe nga ky nivel që të fillohet”.

“Tani, kryetari i Kryeqytetit normalisht, se nuk ka qëndruar duarkryq, ne e kemi kaluar edhe në Kuvendin Komunal lokacionin, rreth një muaj ose dy, është i përcaktuar lokacioni edhe me vendit të Kuvendit Komunal. Dhe në kuadër të konferencë së investitorëve amerikanë, që ka qenë që e ka organizuar kryetari i Kryeqytetit, janë diku rreth tre investitorë të cilët janë lajmëruar si të interesuar për të investuar në Spitalin e Kryeqytetit. Dhe sa e di, kabineti i kryetarit janë në komunikim të vazhdueshëm me ta”, u shpreh Gashi.

Ai tha se nuk e di se kur do të fillojnë me jetësimin e këtij projekti, teksa shtoi se Komuna po shikon mundësi për të mos mbetur në pritje të nivelit qendror.

“Po shpresojmë se bashkë me investitorët amerikanë së shpejti do të kemi një projekt të Spitalit të Kryeqytetit pasi që veç lokacionit, kushtet janë krijuar, dhe ajo do të ishte më e mira e mundshme për banorët e kryeqytetit”, tha Gashi.

Ndërtimi i Spitalit të Kryeqytetit synon të përmirësojë qasjen në shërbimet spitalore për banorët e Prishtinës dhe qytetarët e komunave përreth.

Lexo edhe

Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë

Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë

Komuna në bisedime me 3 investitorë amerikanë për Spitalin e Kryeqytetit | Momenti