SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit

SHBA-ja kryen sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, duke shënjestruar një pajisje të mbrojtjes kundërajrore, ka bërë të ditur presidenti amerikan, Donald Trump.

Sponsor 3M Express

Duke folur për gazetarët të premten, Trumpi deklaroi se ushtria amerikane e kishte shkatërruar pajisjen brenda pak minutash.

“Ata kishin vendosur një lloj pajisjeje kundërajrore, ndërsa ne e shkatërruam për rreth 15 minuta, ndoshta edhe për pesë minuta”, tha Trumpi, duke e cilësuar operacionin si një sulm të kufizuar.

Ndërkohë, mediat shtetërore iraniane raportuan për dy shpërthime në ishullin Qeshm, në Ngushticën e Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme detare për transportin e naftës në botë.

Sulmet e reja vijnë pas një operacioni të ngjashëm amerikan të hënën, kur shpërthime u raportuan në ishujt Qeshm dhe Hengam, si dhe në qytetin bregdetar Bandar Abbas.

Pavarësisht përshkallëzimit të situatës, Trumpi tha se komunikimet me Teheranin po vazhdojnë.

“Ne po flasim me Iranin. Po flasim gjatë gjithë kohës”, deklaroi presidenti amerikan, pa dhënë detaje të tjera për përmbajtjen e bisedimeve.

Programi bërthamor iranian mbetet një nga pengesat kryesore për arritjen e marrëveshjes, pasi Uashingtoni kërkon që kjo çështje të përfshihet në çdo zgjidhje të konfliktit.

Ndërkohë, Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM) ka ofruar shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione që ndihmojnë në identifikimin e objekteve, pajisjeve dhe personelit të lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Në përpjekjet për uljen e tensioneve janë përfshirë edhe vendet e Gjirit. Katari, i cili ka ndërmjetësuar më parë mes Uashingtonit dhe Teheranit, po zhvillon kontakte diplomatike me palët për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. /Telegrafi/

Lexo edhe

Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

Ekskluzive| Babai ia hapi derën Policisë, të birin ia gjetën të fshehur në tavan – aksion për arrestimin e Arion Isufit në Vushtrri, e presin 480 ditë burg

U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

U dërgua me vetëdije në QKUK, por nuk mbijetoi – kjo është 73-vjeçarja që u godit për vdekje nga autobusi në Prishtinë, shoferi ndalohet

Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë

Protestë kombëtare për Arlinda Zekajn sot në Prishtinë