Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

Protestat për Arlindën hyjnë në ditën e shtatë, qytetarët vazhdojnë kërkesat për drejtësi

Protestat pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt do të vazhdojnë edhe sot në Prishtinë.

Sponsor 3M Express

Kjo është dita e shtatë e mobilizimit qytetar, që nisi pas vrasjes së 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për pjesëmarrje edhe më të madhe në protestë, e cila mbahet çdo ditë nga ora 17:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Që nga nisja e protestave, qytetarët kanë dalë çdo ditë në rrugë për të kërkuar llogaridhënie institucionale për mënyrën se si janë trajtuar rastet e dhunës në familje dhe denoncimet e grave që kanë kërkuar mbrojtje.

“Sot e nesër edhe më shumë! Çdo ditë në ora 17:00 te sheshi Zahir Pajaziti”, thuhet në thirrjen e kolektivit të publikuar në Facebook.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Arlindën dhe përgjegjësi nga institucionet për rastet kur grave u rrezikohet jeta pavarësisht kërkesave të tyre për mbrojtje.

Lexo edhe

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Vlora Hyseni refuzon të marrë pjesë në seancë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Jetoi për 13 vite në arkivol, 51-vjeçari rrëfen jetën e pazakontë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë

Konsullata e Kosovës në Cyrih mirëpret sipërmarrësen shqiptare Fatlume Sadiku, diskutohet për inteligjencën artificiale dhe digjitalizimin e shëndetësisë