Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Protesta në Tiranë, 3 të arrestuar dhe 18 të proceduar penalisht, policia vendos 44 gjoba

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë, për veprime të kundërligjshme gjatë protestës së djeshme në Tiranë. “Blutë” po ashtu bëjnë me dije se kanë vendosur 44 gjoba, dy prej të cilave në vlerën 500 000 lekë.

Sponsor 3M Express

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:

-E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;

-I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës;

-Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”. Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht. Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Vlen për t’u theksuar se në total numri i gjobave shkon në 256. Nga këto 3 janë në shifrën 5 milionë të vjetra, të tjerat 50 mijë të vjetra. Vlera totale e gjobave të vendosura kap shifrën 27 milionë e 650 mijë lekë të vjetra.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Të përjashtuara nga talibanët në Afganistan, vajzat afgane po mbesin pa arsimim edhe në Iran e Pakistan

Të përjashtuara nga talibanët në Afganistan, vajzat afgane po mbesin pa arsimim edhe në Iran e Pakistan

Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

Gjatë tetë muajve të parë të vitit 2026 numri i viktimave në komunikacion është ulur për mbi 35 për qind

​Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh

​Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh