Spanja dhe Franca duan turneun final të Ligës së Kombeve – vendimi pas shortit

Spanja dhe Franca duan turneun final të Ligës së Kombeve – vendimi pas shortit

Spanja dhe Franca duan turneun final të Ligës së Kombeve – vendimi pas shortit

Spanja dhe Franca janë në garë për të organizuar turneun final të Ligës së Kombeve, i cili do të zhvillohet nga 9 deri më 13 qershor 2027.

Sponsor 3M Express

Sipas raportimit të mediumit spanjoll “Marca”, Federata Spanjolle e Futbollit ka paraqitur si kandidatura stadiumin “Santiago Bernabéu” në Madrid dhe “José Zorrilla” në Valladolid. Ndërkohë, Franca ka ofruar stadiumet në Lyon dhe Saint-Étienne.

Afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave ka qenë 21 tetori, por vendimi përfundimtar i UEFA-s nuk pritet të merret para shortit të çerekfinaleve, i cili do të hidhet më 20 nëntor në selinë e organizatës në Nyon.

UEFA synon që organizimi i turneut final t’i besohet njërës prej katër përfaqësueseve që do të kualifikohen në gjysmëfinale. Kjo do të mundësonte që turneu të zhvillohej në vendin e njërës prej skuadrave pjesëmarrëse.

Anglia si alternativë në rast se dështon kandidatura e finalistëve

Sipas “Marca”-s, organizimi në vendin e njërës prej gjysmëfinalisteve do të sillte më shumë interesim nga tifozët dhe mediat, si dhe një atmosferë më të mirë për ndeshjet.

Megjithatë, nëse asnjëra prej katër skuadrave gjysmëfinaliste nuk do të jetë në gjendje ta organizojë turneun, atëherë ekziston mundësia që ai të zhvillohet në një terren neutral. Në këtë skenar, si alternativë përmendet edhe Anglia.

Spanja e sheh turneun si provë për Botërorin 2030

Për Spanjën, organizimi i turneut final të Ligës së Kombeve do të ishte gjithashtu një test i rëndësishëm organizativ përpara Kupës së Botës 2030, të cilën do ta bashkorganizojë me Portugalinë dhe Marokun.

Një organizim i suksesshëm mund ta ndihmojë edhe kandidaturën e stadiumit “Santiago Bernabéu” për të pritur finalen e këtij Botërori.

Deri më tani, turneu final i Ligës së Kombeve është organizuar në Portugali në vitin 2019, në Itali më 2021, në Holandë më 2023 dhe në Gjermani më 2025.

Në edicionin e vitit 2023, Kroacia arriti deri në finale në Roterdam, por u mposht nga Spanja pas ekzekutimit të penalltive. Ndërkaq, kampione në fuqi është Portugalia, e cila mposhti po ashtu Spanjën në penallti në finalen e vitit 2025. /Telegrafi/

Lexo edhe

​Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh

​Nga abetarja nën rrënojat e Prekazit te nëna që s’e linin serbët ta varroste fëmijën e vrarë – dëshmia tronditëse pas 27 vjetësh

Tetë sjellje që i karakterizojnë të rriturit që kanë pasur prindër që nuk pranonin kritikat

Tetë sjellje që i karakterizojnë të rriturit që kanë pasur prindër që nuk pranonin kritikat

Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur me pushkë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë