Prokuroria kërkon paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e rëndë të djalit të tij

Prokuroria kërkon paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e rëndë të djalit të tij

Prokuroria kërkon paraburgim për Brahim Demirin, dyshohet për vrasjen e rëndë të djalit të tij

Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Brahim Demirit, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Demiri dyshohet se ka vrarë djalin e tij 27-vjeçar. Ai aktualisht ndodhet në ndalim prej 48 orësh.

Kërkesa për caktimin e paraburgimit është paraqitur në Gjykatën Themelore në Gjilan, në Departamentin për Krime të Rënda, bazuar në dyshimet për kryerjen e veprës penale të paraparë në nenin 173 të Kodit Penal të Kosovës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 2 nëntor 2026, kur 27-vjeçari dhe foshnja e tij u gjetën pa shenja jete brenda një shtëpie në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të ndriçuar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura hollësi të tjera lidhur me mënyrën se si ka ndodhur rasti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Kosova i kërkon Gjermanisë të shtojë presionin ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Kosova i kërkon Gjermanisë të shtojë presionin ndaj Serbisë për sulmin në Banjskë

Elshani: Shkollat dhe çerdhet e Prishtinës pa ngrohje, bllokimi i mjeteve po pengon përfundimin e punimeve

Elshani: Shkollat dhe çerdhet e Prishtinës pa ngrohje, bllokimi i mjeteve po pengon përfundimin e punimeve