Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2027, i cili parasheh që të hyrat buxhetore për herë të parë të tejkalojnë vlerën prej 4 miliardë eurosh.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë prezantimit të projektbuxhetit, tha se Bruto Produkti Vendor (BPV) në vitin 2027 pritet të arrijë në 30.4 miliardë euro, ndërsa borxhi publik të mbetet në rreth 16 për qind të BPV-së.

Sponsor 3M Express

Sipas Muratit, ekonomia e Kosovës pritet të shënojë rritje reale prej 4.2 për qind në vitin 2027, ndërsa për vitet 2028 dhe 2029 parashikohet rritje prej 4.5 dhe 4.6 për qind.

Ai tha se gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, ekonomia është rritur për 5.44 për qind, ndërsa investimet private dhe publike janë rritur për 7.9 për qind. Po ashtu, eksporti i mallrave gjatë periudhës janar-korrik është rritur për 22.9 për qind.

Murati bëri të ditur se, sipas të dhënave të Administratës Tatimore, në gjysmën e parë të vitit 2026 në Kosovë ishin të punësuar 445 mijë e 542 persona, apo 5.2 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sa i përket inflacionit, ministri tha se mesatarja deri në shtator të vitit 2026 ishte 6.6 për qind, ndërsa për vitin 2027 parashihet të jetë rreth 4 për qind.

“Një buxhet pra që po e sjell para jush me optimizëm, por me besim, sepse ai mbështetet mbi një ekonomi që rritet, mbi një treg pune që po zgjerohet dhe mbi financa publike të shëndosha. Kosova sot ka një ekonomi me rritje të qëndrueshme. Në vitin 2027 bruto produkti vendor pritet të arrijë në 30.4 miliardë euro. Të hyrat buxhetore për herë të parë do të kalojnë 4 miliardë euro, ndërkaq borxhi publik mbetet tek rreth 16% e bruto produktit vendor, që është ndër nivelet më të ulëta në rajon. Kjo do të thotë më shumë vende pune, paga më të larta dhe shërbime më të mira për qytetarët tanë”, ka deklaruar Murati.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Murati: Krijohet kod i veçantë buxhetor për Lojërat Mesdhetare 2030

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Trump thotë se do të shqyrtonte faljen paraprake të bashkëpunëtorëve të tij në rast se përballen me hetime

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Inspektorati i Punës ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Qeveria miraton Projektligjin për Buxhetin e vitit 2027 | Momenti