Produktet me origjinë shtazore – Kosovës do t’i ndalohet eksporti në rajon (VIDEO)

Produktet me origjinë shtazore – Kosovës do t’i ndalohet eksporti në rajon (VIDEO)

Produktet me origjinë shtazore – Kosovës do t’i ndalohet eksporti në rajon (VIDEO)

Kosova rrezikon të mos mundë të eksportojë produkte me origjinë shtazore, kryesisht produkte të peshkut, në Mal të Zi nga 30 qershori i vitit 2027.

Sponsor 3M Express

Kjo pasi Mali i Zi ka miratuar një urdhër që ndalon importin e kafshëve dhe mallrave nga vendet dhe stabilimentet që nuk janë të përfshira në listat e Bashkimit Evropian për import.

Lajmi është konfirmuar për Klan Kosovën nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave e Malit të Zi.

Ky vendim synon përafrimin e kushteve të importit me standardet e BE-së, në kuadër të procesit të anëtarësimit të këtij shteti në union.

Përfaqësues të sektorit të prodhimit dhe përpunimit të produkteve shtazore paralajmërojnë se rreziku mund të shtrihet edhe në Shqipëri, e cila po ashtu po vazhdon procesin e anëtarësimit në BE.

Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka paralajmëruar se mosplotësimi i kushteve evropiane mund t’i lërë prodhuesit kosovarë pa qasje në tregjet rajonale.

Ndërkaq, Burim Piraj nga kompania “MEKA” ka thënë se një situatë e tillë do të dëmtonte kompanitë që merren me përpunimin e mishit dhe eksportin e tij në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi.

Klan Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë për këtë çështje, por deri pasditen e së enjtes nuk ka marrë përgjigje nga këto institucione.

Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova:

Lexo edhe

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

Raporti i Komisionit Evropian vlerëson lart IPK-në

Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Pas gjashtë vitesh, Thaçi: Do të dal i pastër si loti në fund të këtij rrugëtimi

Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare

Policia njofton ekstradimet e tre të kërkuarve me urdhërarreste ndërkombëtare