Prifti që realizoi mozaikun e Nënë Terezës reagon pas pengimit të vendosjes: Vështirësi të mëdha politike

Prifti Don Dominik Kukeli ka reaguar pas polemikave për vendosjen e mozaikut kushtuar Nënë Terezës në qendër të Prishtinës, duke bërë të ditur se vepra artistike është përfunduar plotësisht dhe është e gatshme për përurim, por vendosja e saj po përballet me, siç i ka cilësuar ai, “VËSHTIRËSI TË MËDHA POLITIKE”.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi në Facebook, autori i mozaikut ka shprehur shqetësimin për pengesat që kanë pamundësuar vendosjen e tij në lokacionin e paraparë, duke i udhëzuar qytetarët që për zhvillimet e mëtejshme të përcjellin njoftimet e Komunës së Prishtinës.

“Miq të dashur, Mozaiku kushtuar Nënë Terezës është kryer në tërësi dhe është gati për përurim. Megjithatë, ashtu siç ju tashmë mund ta keni parë edhe në media dhe në portale, vendosja e mozaikut në lokacionin e caktuar nga institucionet kompetente, është duke hasur në VËSHTIRËSI TË MËDHA POLITIKE. Për vijueshmërinë e ngjarjes, ju këshilloj të ndiqni njoftimet nga përfaqësuesit e Komunës së Prishtinës, nën patronazhin e të cilëve është i organizuar ky event.”, shkroi ai në Facebook.

Mozaiku ishte paraparë të vendosej pranë objektit të Ministrisë së Ekonomisë, në qendër të Prishtinës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit. Projekti ishte miratuar nga Komuna e Prishtinës, e cila kishte deklaruar se ishin përmbushur kushtet dhe procedurat për realizimin e tij.

Megjithatë, vendosja e veprës u pengua të premten, duke nxitur përplasje mes Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Ekonomisë. Kryetari Përparim Rama e kishte akuzuar Policinë për ndërhyrje me urdhra politikë, ndërsa Ministria kishte deklaruar se Komuna kishte ndërhyrë pa autorizim në një objekt që nuk është në pronësi dhe as nën menaxhimin e saj.

Ministria e Ekonomisë kishte bërë të ditur gjithashtu se Prokuroria kishte vendosur pezullimin e punimeve dhe se Policia ishte njoftuar për vazhdimin e tyre të premten në mëngjes.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Labinot Xhoxhaj mposht italianin pas 12 raundeve, mbron titullin e kampionit të Evropës

Labinot Xhoxhaj mposht italianin pas 12 raundeve, mbron titullin e kampionit të Evropës

Kurti: Në këtë mandat synojmë të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri

Kurti: Në këtë mandat synojmë të investojmë mbi 1 miliard euro në ushtri

Kurti në Tiranë për Ditën e Forcës: Synojmë anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO

Kurti në Tiranë për Ditën e Forcës: Synojmë anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO