Labinot Xhoxhaj i jep leksion bokserit italian, fiton bindshëm përballjen për titull

Labinot Xhoxhaj i jep leksion bokserit italian, fiton bindshëm përballjen për titull

Labinot Xhoxhaj i jep leksion bokserit italian, fiton bindshëm përballjen për titull

Boksieri shqiptar Labinot Xhoxhaj ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, të versionit EBU, pasi ka triumfuar ndaj italianit Eduardo Giustini.

Sponsor 3M Express

Në duelin e zhvilluar në Europa-Park Arena në Rust të Gjermanisë, Xhoxhaj ishte dukshëm më i mirë gjatë 12 raundeve, duke siguruar fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve.

Dominimi i tij u reflektua edhe në pikët e gjyqtarëve, të cilët e vlerësuan përballjen me rezultatet 118-109, 118-109 dhe 120-108 në favor të boksierit shqiptar.

Kështu, Xhoxhaj vazhdon të mbetet në fronin e boksit evropian në kategorinë e rëndë, duke regjistruar një tjetër mbrojtje të suksesshme të titullit.

Boksieri shqiptar e kishte fituar titullin evropian në nëntor të vitit 2024, pas triumfit ndaj ukrainasit Oleksandr Zakhozhyi. Që atëherë, ai ka vazhduar ta mbrojë me sukses këtë kurorë, duke mposhtur edhe Mourad Aliev dhe Pezhman Seifkhanin.

Fitorja ndaj Giustinit përbën një tjetër hap të rëndësishëm në karrierën e Xhoxhajt, i cili vazhdon të konfirmojë veten ndër emrat më të rëndësishëm të kategorisë së rëndë në boksin evropian./Telegrafi/

Lexo edhe

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

Dimitrievski: Qëndrimi i ZNAM-it për provimin e jurisprudencës nuk ka është ndryshuar

Kurti: E gjetëm FSK-në me një pushkë e një pistoletë, sot ka mbi 40 sisteme armatimi

Kurti: E gjetëm FSK-në me një pushkë e një pistoletë, sot ka mbi 40 sisteme armatimi

Labinot Xhoxhaj mposht italianin pas 12 raundeve, mbron titullin e kampionit të Evropës

Labinot Xhoxhaj mposht italianin pas 12 raundeve, mbron titullin e kampionit të Evropës