Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka themeluar Këshillin Presidencial për Fuqizimin e Grave (KPFG), Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Grave.

Sipas njoftimit të Presidencës, ky këshill do të shërbejë si platformë shtetërore për avancimin e të drejtave, sigurisë, pjesëmarrjes dhe pavarësisë ekonomike të grave dhe vajzave në Kosovë, raporton Klankosova.tv.
Presidenca bën me dije se themelimi i këtij këshilli vjen në kuadër të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Sipas njoftimit, prioritetet kryesore të KPFG-së do të jenë fuqizimi ekonomik dhe financiar i grave, si dhe adresimi i dhunës ndaj tyre.
“Ky Këshill do ta bashkojë ekspertizën e shoqërisë civile, profesionisteve të pavarura, akademisë, sektorit privat, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë, për t`i identifikuar mangësitë, propozuar rekomandime konkrete, pa i zëvendësuar përgjegjësitë e institucioneve ekzistuese”, u tha në njoftim.
Presidentja Shiroka Pula ftoi institucionet, organizatat e shoqërisë civile, profesionistet dhe profesionistët, komunitetet dhe partnerët ndërkombëtarë që të bëhen pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët, duke theksuar se fuqizimi i grave është përgjegjësi e të gjithë shoqërisë.
Këshilli u tha se do të përfshijë përfaqësues të shoqërisë civile, profesioniste të pavarura, akademisë, sektorit privat, komuniteteve dhe partnerëve ndërkombëtarë. /Klankosova.tv





