Me ngritjen e flamurit kuqezi dhe valle tradicionale shqiptare, në Bashkinë e Yonkers, në shtetin e New Yorkut, është kremtuar Dita e Pavarësisë së Shqipërisë.

Me rastin e kësaj feste, kryetari i qytetit të Yonkers, Mike Spano, ka vlerësuar traditat e pasura dhe kontributin e komunitetit shqiptar në këtë qytet amerikan, shkruan Telegrafi.
Përmes një postimi në Facebook, Spano ka ndarë momente nga ceremonia, duke shprehur krenarinë për diversitetin kulturor të qytetit.
“Një kremtim i mrekullueshëm i Shqipërisë në Bashkinë e Yonkers! Mbajtëm një ceremoni të ngritjes së flamurit, të shoqëruar me valle tradicionale, duke kremtuar traditat e pasura dhe kontributin e komunitetit tonë të madh shqiptar”, ka shkruar Spano.
Ai ka theksuar gjithashtu rëndësinë e kremtimit të kulturave të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në këtë qytet.
“Qyteti i Yonkers është krenar për diversitetin e tij dhe është gjithmonë e veçantë të bashkohemi për të kremtuar kulturat e shumta që e bëjnë qytetin tonë kaq unik!”, ka shtuar ai.
Kremtimi në Yonkers vjen në prag të 114-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, festë që shënohet edhe nga komunitetet shqiptare në diasporë./Telegrafi/
Postimi i plotë:





