Presidenti malazez: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe

Presidenti malazez: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe

Presidenti malazez: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe respektimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar një perspektivë të qartë për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Në fjalën hyrëse të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Mal të Zi, Spajiq ka thënë se e ardhmja e Evropës duhet të ndërtohet mbi sigurinë, paqen dhe të drejtën e çdo populli për të vendosur për të ardhmen e vet.

Spajiq ka vënë theksin te rëndësia e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si një proces që kontribuon në paqen dhe sigurinë e kontinentit.

“Ruajtja e paqes nënkupton se kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe çdo komb ka të drejtë të zgjedhë të ardhmen e vet. Evropa duhet të ketë qartësinë e njëjtë për zgjerimin. Zgjerimi është riunifikimi i kontinentit tonë, është premtim i vazhdueshëm i paqes dhe sigurisë në Evropë, që mbetet shpresa e shtëpisë sonë të përbashkët”, tha ai.

Kosovën në këtë samit po e përfaqëson kryeministri Albin Kurti. /Telegrafi/

Lexo edhe

Nga gjykimet për krime lufte te vendimi historik për telefonat – kush është Lutfi Shala, gjyqtari që merr drejtimin e Departamentit Special

Nga gjykimet për krime lufte te vendimi historik për telefonat – kush është Lutfi Shala, gjyqtari që merr drejtimin e Departamentit Special

Dhjetë të arrestuar nga aksioni kundër kontrabandës në veri

Dhjetë të arrestuar nga aksioni kundër kontrabandës në veri

Një grua amerikane fajëson vaksinën për vdekjen e binjakëve, përballet me dënimin me vdekje për vrasje

Një grua amerikane fajëson vaksinën për vdekjen e binjakëve, përballet me dënimin me vdekje për vrasje

Presidenti malazez: Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë, zgjerimi i BE-së sjell paqe | Momenti