Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH-it

Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH-it

Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH-it

Esmeralda Hasani do të marrë drejtimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, duke pasuar Vlora Hysenin.

Sponsor 3M Express

Juriste me studime në Milano dhe Bruksel, ajo vjen nga një karrierë e lidhur me administratën qeveritare, institucionet akademike dhe menaxhimin e projekteve ndërkombëtare.

Ka drejtuar institucione kërkimore, ka qenë këshilltare dhe shefe kabineti pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe konsulente pranë Kryeministrisë, raporton Top Channel.

Përpara emërimit në krye të SHISH-it, ajo kishte mbajtur një pozicion në Departamentin Mbështetës të këtij institucioni.

Njoftimi i presidencës:

Tiranë, më 12 nëntor 2026

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, në mbështetje të neneve 92, shkronja “f” dhe 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit, me dekret nr. 595, datë 12.11.2026, dekretoi sot emërimin e zonjës Esmeralda Hasani në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.

Lexo edhe

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës

“Mua më pëlqen kjo” – Arlinda Morina ia shpreh hapur pëlqimin Norës

Pochettino i kërkon drejtuesve të Man Utd transferimin e sulmuesit të njohur dhe një qendërmbrojtës

Pochettino i kërkon drejtuesve të Man Utd transferimin e sulmuesit të njohur dhe një qendërmbrojtës

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi

Arrestohet një zyrtar i Komunës së Prishtinës, dyshohet se mundësoi regjistrimin e tri pronave komunale në emër të një personi