U rrahën dhe përdorën mjete të mprehta, ndalohen tre të mitur për tentimvrasje në Gjilan

U rrahën dhe përdorën mjete të mprehta, ndalohen tre të mitur për tentimvrasje në Gjilan

U rrahën dhe përdorën mjete të mprehta, ndalohen tre të mitur për tentimvrasje në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan bën të ditur se Departamenti për të mitur, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, je rreth orës 13:00 ka ndaluar tre persona të mitur të cilët dyshohen për veprën penale “Tentim Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28 i Kodit Penal të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën “Mësuesit e viteve 90’ta” në Gjilan, të cilët pas një mosmarrëveshje ndërmjet dy grupeve janë rrahur fizikisht mes vete ku gjatë rrahjes janë përdorur mjete të mprehta, duke pësuar lëndime trupore.

Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtit për 24 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Tentim Vrasje”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të miturve ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore është paraqitur kërkesa për caktimin e paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan, Departamentit për të Mitur. /Telegrafi/

Lexo edhe

Tronditëse në Kaçanik, 13-vjeçarja përfundon në QKUK pas një rasti të dyshuar dhunimi – arrestohet 16-vjeçari që e njohu në rrjete sociale

Tronditëse në Kaçanik, 13-vjeçarja përfundon në QKUK pas një rasti të dyshuar dhunimi – arrestohet 16-vjeçari që e njohu në rrjete sociale

SINJALI 24 | 24 orë të trazuara në Kosovë: Afera me miliona euro, arrestime për krime kibernetike, plaçkitje, rrahje brutale dhe dhunë në familje

SINJALI 24 | 24 orë të trazuara në Kosovë: Afera me miliona euro, arrestime për krime kibernetike, plaçkitje, rrahje brutale dhe dhunë në familje

Barni – ëmbëlsia e fëmijërisë

Barni – ëmbëlsia e fëmijërisë