Regjisorja Arlinda Morina i ka shprehur hapur pëlqimin banores Nora Tushi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5.

Gjatë një bisede mes tyre, Arlinda ka treguar se Nora i pëlqen, duke mos hezituar ta shprehë këtë edhe para banorëve të tjerë.
“Mua më pëlqen kjo. Po më pëlqen. E di kjo. Çka ka lidhje, po flasim për pëlqim”, dëgjohet duke thënë Arlinda.
Deklarata e saj ka marrë vëmendje edhe për faktin se regjisorja ka deklaruar më herët publikisht se është lesbike.
Ndërkohë, në shtëpinë e BBVK 5 kanë nisur të shfaqen edhe ngacmime e afrimitete mes konkurrentëve të tjerë, ndonëse kanë kaluar pak ditë nga fillimi i këtij edicioni.
Deri më tani, nga gara janë larguar dy banorë: Dion Mala dhe Behare Maksutaj.
Burimi: Insajderi





