Pranoi tre gola, por Aro Muric lavdërohet nga mediat italiane për paraqitjen e tij ndaj Irlandës

Pranoi tre gola, por Aro Muric lavdërohet nga mediat italiane për paraqitjen e tij ndaj Irlandës

Pranoi tre gola, por Aro Muric lavdërohet nga mediat italiane për paraqitjen e tij ndaj Irlandës

Portieri i Kosovës, Arijanet Murici, është vlerësuar nga mediumi italian “Sassuolonews” pas humbjes 3-0 të “Dardanëve” në udhëtim ndaj Republikës së Irlandës.

Sponsor 3M Express

Murici, i cili kishte qëndruar në stol në ndeshjen kundër Izraelit në Prishtinë, u rikthye në formacionin titullar për përballjen në Dublin. Ndonëse pësoi tre gola, mediumi i afërt me klubin e tij, Sassuolon, vlerëson se rezultati nuk e pasqyron plotësisht paraqitjen e portierit kosovar.

“Rezultati nuk përshkruan plotësisht performancën e Muricit”, shkruan “Sassuolonews”, duke veçuar disa ndërhyrje të tij gjatë ndeshjes.

Sipas mediumit italian, Murici bëri disa pritje të rëndësishme, por e pati të vështirë të përballonte presionin e Irlandës, pasi Kosova luajti me një futbollist më pak për më shumë se një orë, pas përjashtimit të Kreshnik Hajrizit.

Megjithatë, në analizën e tyre përmendet edhe aksioni i penalltisë së dytë, si momenti që la një njollë në paraqitjen e portierit.

“Portieri kosovar pagoi çmimin për mënyrën se si reagoi në gjuajtjen e Molumbyt dhe kontaktin pasues me Parrott”, thuhet në vlerësimin e mediumit italian.

Murici, 28-vjeçar, deri më tani ka zhvilluar 54 ndeshje me Kombëtare e Kosovës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Flinin gjatë ndërrimit të natës dhe nuk kryenin detyrat, Trepça largon përkohësisht katër punëtorë nga puna

Flinin gjatë ndërrimit të natës dhe nuk kryenin detyrat, Trepça largon përkohësisht katër punëtorë nga puna

Termokos rikujton konsumatorët për rëndësinë e pagesës së rregullt të faturave

Termokos rikujton konsumatorët për rëndësinë e pagesës së rregullt të faturave

Muhaxheri para Komisionit Hetimor për kushtet në QPS: I kemi 10 vende pune të bllokuara prej disa vjetësh

Muhaxheri para Komisionit Hetimor për kushtet në QPS: I kemi 10 vende pune të bllokuara prej disa vjetësh