Prangoset një polic, dyshohet se kanosi dhe sulmoi një qytetar në Podgorcë të Vitisë

Prangoset një polic, dyshohet se kanosi dhe sulmoi një qytetar në Podgorcë të Vitisë

Prangoset një polic, dyshohet se kanosi dhe sulmoi një qytetar në Podgorcë të Vitisë

Një zyrtar policor i Stacionit Policor në Kllokot është arrestuar të premten, nën dyshimin se ka kanosur dhe sulmuar fizikisht një qytetar me një mjet të fortë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Sponsor 3M Express

Rasti ka ndodhur në orët e paradites në fshatin Podgorcë të Vitisë, ndërsa arrestimi është kryer nga hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), pas veprimeve fillestare hetimore.

Sipas IPK-së, bazuar në informacionet e mbledhura deri në këtë fazë të hetimit, dyshohet se zyrtari policor fillimisht e ka kanosur qytetarin dhe më pas e ka sulmuar me një mjet të fortë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërkaq, në kuadër të masave administrative dhe në interes të procedurës hetimore, IPK-ja i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e zyrtarit policor.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

“Diaspora, yes”, Akili ngjitet mbi çati për ta marrë dronin (VIDEO)

“Diaspora, yes”, Akili ngjitet mbi çati për ta marrë dronin (VIDEO)

IPK arreston një polic, dyshohet se e sulmoi me mjet të fortë një qytetar

IPK arreston një polic, dyshohet se e sulmoi me mjet të fortë një qytetar