KEK-u dhe sindikatat arrijnë marrëveshje, punonjësit do të përfitojnë bonus prej 800 eurosh

KEK-u dhe sindikatat arrijnë marrëveshje, punonjësit do të përfitojnë bonus prej 800 eurosh

KEK-u dhe sindikatat arrijnë marrëveshje, punonjësit do të përfitojnë bonus prej 800 eurosh

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe dy organizatat sindikale, SR-KEK dhe SPEK, kanë arritur marrëveshje që të gjithë punonjësit e korporatës të përfitojnë bonus në vlerë prej 800 eurosh neto.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KEK-ut, marrëveshja është arritur pas një takimi të përbashkët ndërmjet Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit të Korporatës dhe përfaqësuesve të dy sindikatave.

Bonusi prej 800 eurosh do të ndahet në dy faza: 500 euro neto do të paguhen në mesin e muajit dhjetor 2026, ndërsa 300 eurot e tjera në mesin e muajit maj 2027.

Gjatë takimit, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut kanë informuar përfaqësuesit sindikalë për sfidat me të cilat po përballet korporata, veçanërisht në zbatimin e projekteve të modernizimit të njësive prodhuese, investimeve mjedisore dhe sigurimin e vazhdimësisë së operimeve.

Palët janë pajtuar se operimi i KEK-ut është jetik për sigurinë energjetike të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit operacional dhe mbështetjes së punonjësve.

Po ashtu, Bordi, Menaxhmenti dhe përfaqësuesit e sindikatave janë dakorduar që të mobilizohen së bashku për tejkalimin e sfidave aktuale, ruajtjen e stabilitetit të prodhimit dhe realizimin e projekteve strategjike të korporatës.

Në fund të njoftimit, KEK-u ka falënderuar përfaqësuesit e SR-KEK dhe SPEK për qasjen konstruktive dhe gatishmërinë për arritjen e marrëveshjes./Telegrafi/

Lexo edhe

Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

Ibrahimoviqi mbetet te Gjermania U21, por konfirmon kontaktet me Kosovën

“Diaspora, yes”, Akili ngjitet mbi çati për ta marrë dronin (VIDEO)

“Diaspora, yes”, Akili ngjitet mbi çati për ta marrë dronin (VIDEO)

IPK arreston një polic, dyshohet se e sulmoi me mjet të fortë një qytetar

IPK arreston një polic, dyshohet se e sulmoi me mjet të fortë një qytetar