SHBA-ja dhe Izraeli përgatiten për një sulm të ri ndaj Iranit

SHBA-ja dhe Izraeli përgatiten për një sulm të ri ndaj Iranit

SHBA-ja dhe Izraeli përgatiten për një sulm të ri ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së një sulmi të ri ushtarak ndaj Iranit në ditët e ardhshme, në një kohë kur tensionet mes palëve mbeten të larta.

Sponsor 3M Express

Sipas një raportimi të televizionit amerikan CBS News, Izraeli është veçanërisht i shqetësuar për rindërtimin e shpejtë të kapaciteteve të prodhimit të raketave balistike nga Irani, si dhe për përpjekjet e Teheranit për të zhvendosur në objekte nëntokësore infrastrukturën e tij ushtarake dhe bërthamore.

Qeveria e kryeministrit Benjamin Netanyahu do të preferonte që një operacion i ri të zhvillohej në bashkëpunim me SHBA-në. Ndërkohë, ushtria izraelite thuhet se është në nivel të lartë gatishmërie për një përballje të re.

Sipas burimeve të CBS News, nëse presidenti amerikan Donald Trump jep urdhrin, një operacion ofensiv mund të nisë brenda dy deri në katër ditësh. Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse Trump është i gatshëm të autorizojë një sulm të tillë.

Nga ana tjetër, Trump ka dhënë sinjale kontradiktore lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje të re ushtarake. Ai fillimisht deklaroi se dëshiron një marrëveshje afatgjatë me Teheranin, por paralajmëroi se do t’i japë fund konfliktit “në një mënyrë ose në një tjetër”.

Megjithatë, në një intervistë për televizionin izraelit Channel 12, presidenti amerikan tha se nuk po ngutet për të marrë një vendim dhe se do të presë të shohë zhvillimet pas fillimit të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, komandanti i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), admirali Brad Cooper, është takuar me drejtuesit më të lartë ushtarakë dhe të inteligjencës izraelite, përfshirë shefin e Mossadit, Roman Gofman. Takimi është cilësuar nga ushtria izraelite si një vlerësim i përbashkët i situatës së sigurisë.

Irani paralajmëron kundërpërgjigje të gjerë

Teherani ka paralajmëruar se çdo sulm i ri do të pasohet me kundërpërgjigje më të gjerë se në përballjet e mëparshme. Zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se objektiva mund të jenë jo vetëm Izraeli dhe bazat amerikane në Lindjen e Mesme, por edhe infrastruktura energjetike në Gjirin Persik dhe bazat amerikane në Evropë.

Ndërkohë, negociatat e tërthorta mes Uashingtonit dhe Teheranit për arritjen e një marrëveshjeje kanë ngecur. Irani refuzon të diskutojë programin e tij bërthamor pa heqjen e bllokadës detare amerikane dhe plotësimin e kërkesave të tjera të tij.

Një operacion i ri do të shënonte raundin e tretë të përballjeve të mëdha ushtarake mes dy vendeve dhe do të zhvillohej në një moment të ndjeshëm politik për Trumpin dhe Netanyahun.

Kryeministri izraelit rrezikon të humbasë pushtetin pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa republikanët në janar pritet të humbasin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit amerikan.

Sipas CBS News, disa kundërshtarë politikë të Netanyahut dyshojnë se ai mund ta përdorë kërcënimin iranian për të penguar humbjen e pushtetit. /Telegrafi/

Lexo edhe

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, fiton 3 me 0

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, fiton 3 me 0

Mourinho e bën të qartë qëndrimin e tij rreth Endrickut, mes interesimit nga klubet italiane

Mourinho e bën të qartë qëndrimin e tij rreth Endrickut, mes interesimit nga klubet italiane

Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk kam dalë nga dhoma

Edita rrëfehet mes lotësh në BBVK: Kur jam ndarë nga burri, tre muaj nuk kam dalë nga dhoma