Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Portugalia me gjest të veçantë për Ronaldon

Portugalia nderon Cristiano Ronaldon, fanella me numrin 7 mbetet e paprekur në ndeshjen me Danimarkën

Sponsor 3M Express

Kombëtarja e Portugalisë ka vendosur t’i bëjë një nderim të veçantë Cristiano Ronaldos, duke respektuar fanellën ikonike me numrin 7, të cilën ylli portugez e mbajti për më shumë se dy dekada.

Në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Danimarkës, e cila zhvillohet në Braga, futbollistët portugezë do të përdorin një dizajn të veçantë të numrit 7, me një vijë të kryqëzuar, në mënyrë që numri tradicional 7 i Ronaldos të mbetet i paprekur dhe të mos i caktohet asnjë lojtari tjetër.

Ky gjest vjen pas vendimit të Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës së tij me kombëtaren e Portugalisë, të cilin e bëri publik më 5 nëntor 2026, duke mbyllur kështu një kapitull 23-vjeçar me fanellën e kombëtares.

Gjatë kësaj periudhe, Ronaldo regjistroi 234 paraqitje dhe shënoi 146 gola, duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit ndërkombëtar për kombëtare.

Ndërkohë, Rafael Leão kishte marrë më herët fanellën me numrin 7 pas largimit të Ronaldos nga një grumbullim i kombëtares, por për këtë ndeshje është paraparë një organizim i veçantë për ta nderuar legjendën portugeze.

Nderimi nuk do të kufizohet vetëm te fanella. Gjatë minutës së shtatë të ndeshjes me Danimarkën është planifikuar edhe një moment përkujtimor në shenjë respekti për futbollistin që e ka bërë numrin 7 simbol të karrierës së tij.

Portugalia, në këtë mënyrë, dëshiron ta bëjë të qartë se largimi i Ronaldos nga futbolli ndërkombëtar nuk do të thotë se historia e tij me fanellën e kombëtares do të harrohet. Përkundrazi, numri që e shoqëroi gjatë gjithë karrierës së tij do të vazhdojë të ketë një domethënie të veçantë për portugezët./GazeraExpress/

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Kriza e prek gjigantin gjerman, Mercedes-Benz pezullon të gjitha investimet e ardhshme

Kriza e prek gjigantin gjerman, Mercedes-Benz pezullon të gjitha investimet e ardhshme

Foda i zhgënjyer me rastet e humbura, Ben Shimon e vlerëson të drejtë barazimin

Foda i zhgënjyer me rastet e humbura, Ben Shimon e vlerëson të drejtë barazimin

Shkëndija e Tetovës në zi, ndërron jetë Agron Memedi

Shkëndija e Tetovës në zi, ndërron jetë Agron Memedi