Gjenden miliona dollarë të fshehura në pyje dhe ndërtesa, hetohet ish-ministri i Orbanit

Gjenden miliona dollarë të fshehura në pyje dhe ndërtesa, hetohet ish-ministri i Orbanit

Gjenden miliona dollarë të fshehura në pyje dhe ndërtesa, hetohet ish-ministri i Orbanit

Autoritetet në Hungari kanë zbuluar dhe konfiskuar rreth 19.5 milionë dollarë para të gatshme, të fshehura në ndërtesa bujqësore, depo, kasaforta dhe të groposura në pyje, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit Kombëtar, Miklós Seszták, raporton BBC.

Seszták, i cili ka shërbyer si ministër për katër vjet gjatë qeverisjes 16-vjeçare të ish-kryeministrit Viktor Orbán, dyshohet se ka pranuar ryshfet në një skemë që përfshinte kompaninë shtetërore të transportit. Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Sponsor 3M Express

Sipas Zyrës Kombëtare për Rikuperimin dhe Mbrojtjen e Pasurive (NVVH), gjatë dy ditëve të kërkimeve në lokacione të ndryshme të vendit janë gjetur 5 miliardë e 71 milionë e 632 mijë forinta hungareze, 2 milionë e 658 mijë e 350 euro dhe 1 milion e 257 mijë e 100 dollarë.

Vlera e përgjithshme e parave të sekuestruara arrin në rreth 19.5 milionë dollarë. Autoritetet kanë bërë të ditur se shuma është depozituar në Thesarin Shtetëror të Hungarisë.

Kryeministri i ri i Hungarisë, Péter Magyar, i cili e mposhti Orbanin në zgjedhjet e prillit, e ka cilësuar zbulimin si fundin e “mafias”.

Magyar erdhi në pushtet me premtimin për një fushatë të gjerë kundër korrupsionit dhe ndryshimin e sistemit të krijuar gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij. Zyra NVVH është themeluar pikërisht për të hetuar dyshimet për korrupsion gjatë periudhës së qeverisjes së Orbanit, në kuadër të operacionit të quajtur “Purgatori”.

Akuzat për korrupsion dhe favorizim të njerëzve të afërt me pushtetin e kanë përcjellë për vite qeverisjen e Orbanit, i cili i ka mohuar vazhdimisht ato.

Sipas BBC-së, dy ish-ministra të qeverisë së tij, përfshirë Sesztákun, si dhe ish-guvernatori i Bankës Qendrore, György Matolcsy, ndodhen në paraburgim që nga shtatori, në kuadër të hetimeve të ndara për korrupsion. Të gjithë i kanë mohuar akuzat.

Ndërkohë, autoritetet hungareze kanë ndaluar të hënën edhe vëllanë e Orbanit dhe tre persona të tjerë, në kuadër të një rasti që lidhet me trafikimin e njerëzve.

Ish-kryeministri i ka cilësuar këto veprime si hakmarrje politike, duke pretenduar se synimi është eliminimi i kundërshtarit politik dhe krijimi i një sistemi njëpartiak.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Kriza e prek gjigantin gjerman, Mercedes-Benz pezullon të gjitha investimet e ardhshme

Kriza e prek gjigantin gjerman, Mercedes-Benz pezullon të gjitha investimet e ardhshme

Foda i zhgënjyer me rastet e humbura, Ben Shimon e vlerëson të drejtë barazimin

Foda i zhgënjyer me rastet e humbura, Ben Shimon e vlerëson të drejtë barazimin

Shkëndija e Tetovës në zi, ndërron jetë Agron Memedi

Shkëndija e Tetovës në zi, ndërron jetë Agron Memedi