Brazili pëson humbje befasuese ndaj Japonisë, Ancelotti shpërthen ndaj gjyqtarit dhe përjashtohet

Brazili pëson humbje befasuese ndaj Japonisë, Ancelotti shpërthen ndaj gjyqtarit dhe përjashtohet

Brazili pëson humbje befasuese ndaj Japonisë, Ancelotti shpërthen ndaj gjyqtarit dhe përjashtohet

Brazili i Carlo Ancelottit ka pësuar një humbje të papritur në miqësoren ndaj Japonisë, duke u mposhtur 3-2 në National Stadium të Kallangut, në Singapor.

Sponsor 3M Express

Seleçao kaloi një mbrëmje të vështirë, pasi fillimisht u gjend në disavantazh prej dy golash, pas realizimeve të Kubo dhe Nakamura. Megjithatë, brazilianët reaguan dhe arritën të barazonin rezultatin me dy gola të bukur të Vinicius Junior.

Kur gjithçka dukej se do të përfundonte në barazim, Sakamoto shënoi golin vendimtar në kohën shtesë, duke i dhënë Japonisë një fitore të madhe.

Goli ngjalli protesta të ashpra nga futbollistët brazilianë, të cilët pretenduan se paraprakisht ishte shkaktuar faull. Situata u tensionua edhe më shumë, ndërsa Carlo Ancelotti dhe Raphinha u ndëshkuan me kartonë të kuq.

Pas ndeshjes, trajneri italian nuk i kurseu kritikat ndaj gjyqtarit Jansen Foo.

“Rezultati u ndikua nga gjyqtari, i cili nuk dinte ta drejtonte ndeshjen. Ishte një takim i nivelit të lartë dhe mendoj se atij i mungonte përvoja për të gjykuar një ndeshje të tillë”, deklaroi Ancelotti.

Italiani shpjegoi edhe arsyen e përjashtimit të tij, duke thënë se gjyqtari e ndëshkoi me të kuq për shkak se nuk arriti ta kontrollonte stolin, pasi disa futbollistë kishin hyrë në fushë për të protestuar.

Lexo edhe

Del në pah “rrena” e QKMF-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Klinë për sirenat e dritat e autoambulancës pas vdekjes së 43-vjeçares, Policia konfirmon se nuk funksiononin

Del në pah “rrena” e QKMF-së dhe Drejtorisë së Shëndetësisë në Klinë për sirenat e dritat e autoambulancës pas vdekjes së 43-vjeçares, Policia konfirmon se nuk funksiononin

Microsoft rikthen të gjitha shërbimet pas ndërprerjes që preku mbi 70 vende të botës

Microsoft rikthen të gjitha shërbimet pas ndërprerjes që preku mbi 70 vende të botës

Kurti: I kemi kryer të gjitha detyrat për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti: I kemi kryer të gjitha detyrat për statusin e vendit kandidat në BE