Policia tregon si u zbulua dhe u arrestua Egzon Azemi, i dyshuar për mashtrim përmes “GoFundMe”

Policia tregon si u zbulua dhe u arrestua Egzon Azemi, i dyshuar për mashtrim përmes “GoFundMe”

Policia tregon si u zbulua dhe u arrestua Egzon Azemi, i dyshuar për mashtrim përmes “GoFundMe”

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për hetimet ndaj Egzon Azemit, i dyshuar se kishte organizuar fushata humanitare në Kosovë dhe diasporë, duke pretenduar se vuante nga një sëmundje e rëndë dhe se kishte nevojë për trajtim e rehabilitim shëndetësor.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Policisë, hetimet kanë nisur pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operative, ndërsa janë zhvilluar nga Njësiti i Hetimeve Rajonale në Gjilan, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

I dyshuari dyshohet se kishte organizuar grumbullimin e parave përmes fushatave humanitare, përfshirë edhe platformën “GoFundMe”, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Gjatë hetimeve, Policia ka identifikuar dhe bllokuar llogaritë bankare në Kosovë, ndërsa mjetet e grumbulluara do të mbeten të ngrira deri në një vendim të gjykatës.

Ndërkohë, për fondet e mbledhura përmes platformës “GoFundMe” në Gjermani, ka nisur procesi i rimbursimit të donatorëve.

Egzon Azemi është arrestuar më 21 nëntor 2026, ndërsa më 23 nëntor, Gjykata Themelore në Gjilan, me kërkesë të Prokurorisë, i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Lehkosuo synon ta dërgojë Finlandën në Kupën e Botës

Lehkosuo synon ta dërgojë Finlandën në Kupën e Botës

Nisma e re ligjore për Gjykatën Speciale brenda javës shkon në Kuvend

Nisma e re ligjore për Gjykatën Speciale brenda javës shkon në Kuvend

Mbahet takimi i dytë i Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje

Mbahet takimi i dytë i Grupit Koordinues për mbrojtjen nga dhuna në familje